Shqipëria

Incident në QSUT, pacientja dhe infermieri bllokohen në ashensor


Një defekt në ashensor është bërë shkak i një ngjarjeje jo të këndshme në Qendrën Spitalore Universitare të Tiranës, ku një paciente dhe infermieri i saj, kanë mbetur të bllokuar dhe kanë marrë lëndime.

Ngjarja ka ndodhur natën e 15 majit, në orën 23:30, ku në katin e parë, barrelisti K.D., duke transportuar pacienten V.C., janë hasur me një defekt në ashensor, gjë që i ka lënë ata të bllokuar.

Vetëm ndërhyrja e zjarrfikësve ka bërë që ata të nxirreshin nga ashensori i dëmtuar.

Lëndime kanë marrë të dy personat dhe gjenden aktualisht nën kujdesin e mjekëve.

Ndërkaq, grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore