Shqipëria

Incident në Liqenin e Butrintit, ndërron jetë zhytësi 42-vjeçar


Një incident i rëndë është regjistruar në Liqenin e Butrinit në orët e para të së dielës, me pasojë vdekjen e një zhytësi.

Ardit Alikaj, 42 vjeç, është mbytur në Liqenin e Butrintit, ku kishte shkuar për të peshkuar.

Ende nuk janë zbardhur nga grupi hetimor rrethanat e ngjarjes që sollën vdekjen e 42-vjeçarit.

Alikaj u transportua në spitalin e Sarandës i pajetë.

Trupi i tij është dërguar në mjekësinë ligjore në Tiranë për ekzaminim dhe zbardhjen e shkakut të vdekjes.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore