Muzikë

Imagine Dragons lajmëron albumin e ri “Mercury – Act 1”


Pas disa këngëve single, bendi amerikan pop-rock “Imagine Dragons”, kanë lajmëruar për albumin e tyre të ri të titulluar “Mercury – Act 1”, në bashkëpunim me producentin Rick Rubin.

Përpara publikimit të këtij albumi, që pritet të dalë në shtator, këngëtari Dan Reynolds dhe anëtarët e tjerë të bendit shpërndanë këngën e re single “Wrecked”, një këngë të frymëzuar prej familjares së Reynolds-it, Alisha Durtscho Reynolds, e cila humbi betejën me kancerin.

“Ajo ishte ylli më i shndritshëm. Një shkëndijë kënaqësie dhe fuqie për të gjithë që e kanë njohur. Vdekja e saj më ka rrënuar në mënyra që ende nuk di si t’i shpreh”, ka thënë Reynolds.

Kënga e “Wrecked” e “Imagine Dragons” është pjesë e albumit e “Mercury – Act 1”, dhe në renditje kronologjike pason këngët “Follow You” dhe “Cutthroat”.

 

 

“Mercury – Act 1” mund të blihet me porosi paraprakisht në “Pre-Order Imagine Dragons Mercury”, përfshirë edicione luksoze, CD dhe vinyl.

https://www.youtube.com/watch?v=wDCrvi7zpiY

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore