Lajme

IKSHPK me këshilla për t’iu shmangur rreziqeve nga zjarri


Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë

Kosova gjatë muajit gusht është përballur edhe me përhapjen e zjarreve duke i përfshi disa qytete të vendit.

Për tu mbrojtur nga zjarri, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), ka dhënë disa rekomandime përmes disa imazheve që i ka publikuar në faqen e tyre në Facebook.

Në këshillat e IKSHPK-së kërkohet që në rast të zjarreve të veprohet në bazë të rekomandimeve.

“Ndaloni procesin e djegies duke hequr rrobat, mos filloni ndihmën e parë para se të verifikoni sigurinë tuaj, aplikoni ujë të ftoftë dhe mbajeni zonën e djegur të fresktë, mos aplikoni akull, krem ose vajra në zonën e djegur aplikoni një batanije, përdorni ujë ose lëngje të tjera për shuarjen e flakës”, thuhet në broshurat e publikuara nga IKSHPK.

 

 

 

Rekomandimet e Instituti Kombëtar të Shëndetësisë Publikë të Kosovës

Instituti kërkon që të reduktohen udhëtimet e panevojshme, duke bërë thirrje për kujdes të shtuar si shkak i mundësisë së shpërthimit të zjarreve.

“Nëse jeni në rrezik, qëndroni në hapësira me ajër të kondicioner dhe vendosni maskën nëse keni nevojë të dilni jashtë, mbani shtëpinë tuaj të freskët dhe zvogëloni burimet e tjera të ndotjes së ajrit brenda shtëpisë, dëgjoni shërbimet lokale të urgjencës për të qëndruar të përditësuar”.

Rekomandimet e Instituti Kombëtar të Shëndetësisë Publikë të Kosovës

IKSHPK tregon se çfarë duhet të ofrojnë shërbimet e shëndetit publik për t’i mbrojtur njerëzit në rrezik.

“Informatat të hershme mbi rreziqet e zjarrit, informatat mbi ndikimin dhe mbrojtën e shëndetit, informatat mbi linjat e ndihmë dhe shërbimet sociale dhe mjekësore, pajisjet  për oksigjen dhe respiratorët për popullatën e veçanërisht për grupet e cenueshme”, thuhet në rekomandimet e IKSHK-së.

Rekomandimet e Instituti Kombëtar të Shëndetësisë Publikë të Kosovës

Viktima e parë nga zjarri në Kosovë e kishte humbur jetën me 3 gusht në  Novosellë të Malishevës.

Këtë e kishte bërë të ditur Policia e Kosovë në një njoftim për media

“Fsh. Novosellë, Malishevë 03.08.2021 – 01:20. Viktima mashkull kosovar është sjellë pa shenja jete në QKMF. Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor. Si pasojë e kësaj vdekje dyshohet të jetë ajri i tymosur pasi që viktima kishte shkuar tek stalla e cila ishte përfshirë nga zjarri”, kishte njoftuar Policia e Kosovës.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore