Futboll

IFFSH: Lionel Messi organizatori më i mirë i dekadës


Federata Ndërkombëtare e Historisë së Futbollit dhe të Statistikave (International Federation of Football History & Statistics/IFFHS), ka shpallur renditjen e 20 futbollistëve më të mirë në botë të dekadës 2011-2020, në pozicionin e organizatorit.

Lionel Messi është renditur i pari në këtë klasifikim më 174 pikë. Ai pasohet nga ish-kolegu i ekipit të tij te Barcelona, Andres Iniesta me 127 pikë, më pas Luka Modric me 113 pikë, Kevin De Bruyne me 103, Toni Kroos me 90, etj. Ndërsa Cristiano Ronaldo renditet i 12-i.

Sistemi mbi të cilin është mbështetur IFFSH për vlerësimin e kesaj renditjeje, bazohet tek shpërndarja e pikëve të çdo lojtari ndërkombëtarë në pozicionin e organizatorit, që është renditur në ‘top 20’-ën e çdo klasifikimi përgjatë kësaj dekade.

Pra, IFFSH i shton 20 pikë vendit të parë, 19 të dytit e kështu me rradhë ky përshkallëzim i shpërndarjes së pikëve deri tek vendi i 20-të, i cili merr vetëm 1 pikë, çdo vit që nga 2011 e deri në 2020

Gjeniu 33 vjeçar argjentinas, sipas IFFSH, është më shumë se sa dominant sa i përket pozicionit si organizator/regjizor loje.

Messi ka fituar katër Topa të Artë, gjashtë tituj në La Liga, pesë Copa del Rey (kampionati i Kupës së Mbretit), katër Superkupa të Spanjës, dy UEFA Champions League (Liga e Kampionëve) dhe dy tituj të Botërorit të Klubeve me Barcelona-n, përgjatë 2011-2020./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore