Lajme

I nxehti ekstrem kaplon edhe vendet nordike


E kush tha se vendet nordike janë “të ftohta”?

Gjatë fundjavës, aty janë regjistruar temperaturat rekord, me disa rajone që kanё shkuar deri nё 34 gradё celsius.

Sipas Institutit Kombëtar Meteorologjik të Finlandës, tha se regjistroi temperaturën më të nxehtë për qershorin që prej fillimeve të regjistrimeve në vitin 1844.

Nё rajonin Kevo, nё Lapland tё Finlandёs, temperatura shkoi tё dielёn 33.6 gradё celsius – dita më e nxehtë që nga viti 1914 – kur temperaturat arritën deri në 34.7 gradё celsius.

Disa rajone të Suedisë raportuan po ashtu shifra rekord për qershorin.

Temperaturat e larta pasojnë valën e nxehtësisë dhe zjarret rekord, që kanë sjellë shkatërrime në pjesë të Amerikës së Veriut.

“Vala intensive e nxehtësisë ka vrarë 95 persona vetëm në shtetin amerikan të Oregonit. Qindra besohet të kenë vdekur në Kanada, në veriperëndim dhe jugperëndim të SHBA-ve”, tha guvernatori i tij të dielën.

Ekspertët dhe zyrtarët kanë frikë se kushtet katastrofike, të nxitura nga ngrohja globale, do të përkeqësohen gjatë muajve të ardhshëm.

Michael Reeder, një profesor i meteorologjisë në shkollën e Tokës, atmosferës dhe mjedisit në Universitetin Monash të Australisë, tha pёr agjencinë e lajmeve “The Guardian”, se ngjarjet në kontinentet evropiane dhe Amerikën e Veriut janё të lidhura.

Ai tha se një ultësirë ​​tropikale në Paqësorin perëndimor, afër Japonisë, kishte prishur atmosferën, duke krijuar valëzime rreth hemisferës tё njohura si vala Rossby.

Kjo valë u nda nga perëndimi i Kanadasë, duke shkaktuar kushtet për valën e nxehtësisë.

“Ёshtë si të këputësh një tel kitare. Arriti në Amerikën e Veriut dhe prodhoi një presion të lartë në pjesën e mesme të atmosferës”, tha Reeder.

Një valë tjetër filloi mbi Atlantikun verior, e cila më pas prodhoi kushtet për temperatura të larta në rajonet nordike.

Qershori i vitit 2021 ishte i treti më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë në Suedi.

Instituti meteorologjik i Norvegjisë regjistroi 34 gradё celsius në Saltdal, një qark pranë Rrethit Polar.

Kjo është temperatura më e lartë që prej rekordit të të gjithë kohërave në Norvegji.

Nga ana tjetër, Kanadaja po lufton me një varg zjarresh në pyjet në provincën perëndimore të Kolumbisë Britanike, pasi temperaturat arritёn deri në 49.6 gradё celsius, një rekord i ri kombëtar.

Disa pjesë të botës kanë provuar, po ashtu, valë të nxehta shkatërruese këtë vit.

Në hemisferën jugore, qershori ishte gjithashtu më i nxehti i regjistruar në Zelandën e Re, një muaj dimri për vendin. Të enjten, Kombet e Bashkuara konfirmuan një temperaturë të re rekord të lartë për kontinentin Antarktik, prej 18.3 gradë celsius.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore