Jetesë & Stil

Hunda e ftohtë pasojë e shumë faktorëve


Në këtë periudhë të acartë shqetësimi kryesor për njerëzit mbetet një hundë e ftohtë. Po kjo jo gjithmonë është e lidhur me këtë, pasi ndodh të kesh një hundë të ftohtë edhe në mjedise të ngrohta.

Kur kjo të ndodhë, mund të jetë një shenjë që trupi juaj ka nevojë për një vëmendje të shtuar.

Mund të jetë një shenjë e rrjedhjes së dobët të gjakut në hundën tuaj.

Kur qëndrojmë në një dhomë me një temperaturë të ulët për një kohë të gjatë, trupi përpiqet të ruajë nxehtësinë duke zvogëluar rrjedhën e gjakut nga ekstremitetet dhe e ridrejton atë në organet vitale në trup. Ne gjithashtu mund të vërejmë se hunda jonë do të jetë gjëja e parë që do të ftohet pasi kjo pjesë e trupit nuk ka shumë yndyrë. Një filxhan çaji ose kafeje, mund të na ndihmojë të ngrohemi.

 Ju keni qene të mbingarkuar në punë.

Një studim në Universitetin e Nottingham zbuloi një lidhje midis temperaturës së trupit tonë dhe sasisë së stresit në trurin tonë. Gjatë hulumtimit, sa më shumë që pjesëmarrësit përqendroheshin në detyrat e dhëna, aq më të ftohta bëheshin fytyrat e tyre, veçanërisht në zonën përreth hundës. Nëse ndiheni kështu edhe gjatë punës, mund të dëshironi të bëni një pushim të shpejtë përpara se të rifilloni aktivitetin tuaj.

Ju jeni nën një stres të madh emocional.

Stresi emocional mund të jetë shkas për fenomenin e ‘Raynaud’, i cili bën që enët e gjakut në ekstremitetet tona të ngushtohen në mënyrë drastike për një periudhë të shkurtër kohe. Kjo rezulton në ftohtësi dhe mpirje në një zonë të veçantë, si hunda, dhe mund të zgjasë diku nga disa minuta në orë. Fenomeni i Raynaud është më i zakonshëm tek gratë dhe tek ato që jetojnë në klimë të ftohtë.

 

 

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore