Lajme

Kosovë: 10 persona të infektuar me COVID-19


Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë (IKSHPK), ka raportuar se brenda 24 orëve, janë regjistruar 10 raste të reja me COVID-19.

Numri i të infektuarve vjen nga 806 mostra të marra nga Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar gjithsejtë 19 persona.

Raste aktive me COVID-19, janë gjithsejtë 431.

Brenda 24 orëve të fundit, në Kosovë janë vaksinuar gjithsej 62 persona.

Ndërkaq, 902 mijë e persona janë vaksinuar me dozën e parë, teksa numri i të vaksinuarve me të dy dozat ka arritur në 822 mijë persona.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore