Lajme

Hoxhaj: Qeveria hoqi dorë nga kushti gjerman, pranoi një marrëveshje që s’është ligjërisht e detyrueshme


Ish ministri i Jashtëm dhe deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj.

Ish ministri i Jashtëm dhe deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë se ish deputeti gjerman tashmë i ndjerë Guido Westerwelle, ka luajtur rol kyç në vendosjen e kushtit të marrëveshjes mes Serbisë dhe Kosovës.

Por, që më pas Qeveria e Kosovës hoqi dorë nga kushti i deputetit gjerman i njohur edhe si kushti i BE-së dhe kanë pranuar një marrëveshje që nuk është ligjërisht e detyrueshme dhe as nuk ka njohje të ndërsjellë.

“Një dekadë më parë, ne humbëm një mik të madh, ish-ministrin e jashtëm të Gjermanisë, Guido Westerwelle. Ai i dha mbështetje të jashtëzakonshme Kosovës së pavarur dhe personalisht e di që luajti një rol kyç në vendosjen e kushtit gjerman, dhe më vonë kushtit të BE-së, “marrëveshjes ligjërisht të detyrueshme” për Serbinë.

“Një kusht nga i cili hoqi dorë këtë vit Qeveria e Kosovës duke pranuar një marrëveshje që nuk është as marrëveshje ligjërisht e detyrueshme dhe as nuk ka njohje të ndërsjellë!”, ka shkruar ai.

Ai tutje ka shtuar se BE-ja mund të përfitojë nga politikanë parimorë si Guido.

Guido Westerwelle ishte një politikan gjerman që shërbeu si ministër i jashtëm në kabinetin e dytë të kancelares Angela Merkel dhe zëvendëskancelar i hapur nga 2010 në Gjermani.

Ai gjithashtu udhëhoqi Partinë Liberale Demokratike të Lirë (FDP) nga viti 2001 deri sa u tërhoq në vitin 2011.[1] Me profesion avokat, ka qenë deputet i Bundestagut nga viti 1996 deri në vitin 2013.

Ai studioi drejtësi në Universitetin e Bonit nga viti 1980 deri në vitin 1987.

Pas Provimeve të Parë dhe të Dytë Shtetërore të Drejtësisë në vitin 1987 dhe 1991, ai filloi të ushtrojë profesionin e avokatit në Bon në vitin 1991.

Në vitin 1994, ai fitoi një diplomë doktoratë në drejtësi nga Universiteti i Hagenit.

Ai ndërroi jetë me 18 mars të vitit 2016.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore