Kosova

Hovenier takon Hajdarin: Do të ndihmojmë Kosovën në hapjen e vendeve të reja të punës


Jeffrey Hovenier dhe Rozeta Hajdari

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrës dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, ka takuar Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier, ku me ç’rast ajo ka folur mbi objektivat e dikasterit të cilën ajo e drejton lidhur me zhvillimin e industrisë, dhe tërheqjen e investimeve me qëllim të rritjes së punësimit dhe përmirësimit të bilancit tregtar.

Në njoftimin e Ministrisë në fjalë thuhet se Hajdari dhe Hovenier kanë vlerësuar bashkëpunimin në mes të dy vendeve mike dhe kanë ritheksuar gatishmërinë për intensifikimin e bashkëpunimit në fushat që mbështesin zhvillimin ekonomik dhe integrimin euroatlantik të Kosovës.

Ndryshe, Ambasadori amerikan ka konfirmuar mbështetjen e plot të shtetit të tij, me fokus të veçantë, subjektivitetin e Kosovës në arenën ndërkombëtare, rritjen ekonomike dhe qeverisjen e mirë.

“Në takimin tim të parë me ministrin e Tregtisë Hajdari, rikonfirmova përkushtimin e SHBA-së për të ndihmuar Kosovën në ndërtimin e një ekonomie të qëndrueshme që tërheq investime të huaja dhe krijon vende pune dinamike për të gjithë qytetarët e Kosovës, përfshirë të rinjtë”, ka shkruar Hovenier në rrjetin e tij social në Twitter.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore