Lajme

Hoti për Qeverinë: 8 milionë euro partnerëve të vet, asnjë policëve, ushtarëve, arsimtarëve, veteranët…


Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se sipas raportit të buxhetit për vitin 2023, kompanitë që kanë pasur kontrata me shtetin janë dëmshpërblyer me 8.5 milionë euro për shkak të inflacionit.

Por, sipas tij, kjo nuk ka ndodhur për mijëra arsimtarë, mjekë, policë, shërbyes civil, ushtarë, pensionisë, familje në asistencë, veteranë të luftës e kategori të tjera.

“Për të gjitha këto kategori, të ardhurat reale janë ulur për shkak të inflacionit. Pavarësisht rritjes së të hyrave buxhetore që vinte nga rritja e çmimeve, dhe rezolutave të opozitës, qeveria i ka injoruar këto kategori”, shkroi Hoti në Facebook.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore