Lajme

Hoti, Bislimit: E ke obligim kushtetues raportimin, s’mund t’i ikësh përgjegjësisë


Ish kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi.

Ish kryeministri i Kosovës dhe deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti për mosraportimin e zëvendëskryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimi në Komisionin për Integrime Evropiane, ka thënë se është obligim kushtetuese i Qeverisë që të raportoj për dialogun.

Përmes një shkrimi në rrjetin social ‘Facebook’ Hoti ka thënë se kjo nuk është hera e parë që Bislimi vepron në këtë mënyrë.

“Nuk është hera e parë që kryenegociatori i Kosovës për dialog nuk raporton në Komisione të Kuvendit”.

“Raportimi i Qeverisë në Kuvend për dialogun nuk është në vullnetin e saj, por është obligim kushtetues. Nuk është mund t’i iket kësaj përgjegjësie”, ka shkruar Bislimi.

Teksa është shprehur se degradimi i dialogut aktualisht është për keqardhje.

“Është për keqardhje degradimi i dialogut nga takimet e nivelit më të lartë në Uashington e Bruksel për “Marrëveshje finale, ligjërisht e obligueshme, për njohje reciproke dhe normalizim të marrëdhënieve”, në dialog nëpër hotele të plazheve, në Bratisllavë e në Ohër për marrëveshje të ndërmjetme që e lënë problemin hapur për dhjetë vitet e ardhshme”.

Dy ditë pasi u takua me Emisarin Special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, këtë të premte, zëvendëskryeministri i parë, Besnik Bislimi, dhe njëherit kryenegociatori i palës kosovare pritej të raportonte në Komisionin për Integrime Evropiane, por një gjë e tillë nuk ndodhi.

Opozita tha se ai i iki raportimit ndonëse datën dhe ditën për raportim e kishte caktuar vetë Bislimi.

Por, një version tjetër të mos-raportimit të Bislimit në Komisionin në fjalë e dha këshilltari i tij, Klisman Kadiu, përmes një postimi në rrjetin e tij social në Facebook.

Sipas tij ai nuk i iki raportimit, por Komisioni në fjalë dështoi pasi nuk pati kuorum.

“Mbledhja e paraparë për raportim të zëvendëskryeministrit Bislimi para Komisionit Parlamentar për Integrim Evropian, nuk u mbajt për shkak se nuk pati kuorum. Jo sepse nuk shkoi zëvendëskryeministri Bislimi. Ai pikërisht nuk ishte prezent, sepse nuk kishte kuorum”.

Ai shtoi se Bislimi, nuk ka refuzuar asnjëherë të raportojë në Komisionin për Integrim Evropian.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore