Lajme

Heqja e vizave për pasaportat ilegale të serbëve të Kosovës – Komisioni Evropian ende s’ka përgjigje për Qeverinë e Kosovës


Ilustrim

Kanë kaluar plotë 1 javë që nga vendimi për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës që kanë pasaporta serbe të lëshuara nga e ashtuquajtura Drejtoria Koordinuese serbe, por Komisioni Evropian iniciuesit e këtij vendimi ende nuk kanë një përgjigje konkrete për këtë çështje.

Komisioni Evropian ka propozuar heqjen e vizave për qytetarët serbë të Kosovës, pasaportat të cilat për Qeverinë e Kosovës janë ilegale. Për këtë çështje Qeveria e Kosovës shprehu shqetësimin e saj duke konsideruar se një vendim i tillë është shkelje e sovranitetit dhe minon integrimin e komunitetit serb në Kosovë.

Kundërshtimi i Qeverisë së Kosovës sa i përket pasaportave ilegale të serbëve të Kosovës u adresua edhe në instancat më të larta të BE-së.

Zëdhënësja e Komisionit Evropian për çështje të brendshme, Anitta Hipper, tha se komisionerja për Punë të Brendshme, Ylva Johanson, do të përgjigjet në letrën dërguar nga ana e Qeverisë së Kosovës, javët në vijim.

Duke arsyetuar vendimin Zëdhënësja e Komisionit Evropian ka thënë se propozimi në fjalë ka për qëllim sigurimin e përfshirjes së të gjithë qytetarëve të Ballkani Perëndimor në mundësinë e udhëtimit pa viza në BE.

“Komisioni është në pritje që kjo të miratohet nga ligjvënësit në BE”.

Vendimi i BE-së për pasaportat ilegale të serbëve të Kosovës, Bislimi: Shkel sovranitetin, minon integrimin e komunitetit serb

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore