Kosova

Haxhiu kërkon nga Serbia transferimin e të burgosurve kosovarë


Ministrja e Drejtësisë së Kosovës, Albulena Haxhiu,

Ministrja e Drejtësisë së Kosovës, Albulena Haxhiu, përmes një letre dërguar ministres serbe të Drejtësisë, Maja Popoviç, ka kërkuar transferimin e qytetarëve kosovarë të burgosur në burgjet e Serbisë në Kosovë për t’u gjykuar në mënyrë të drejtë dhe të paanshme.

“Javën e kaluar kam kërkuar nga ministrja serbe e drejtësisë që të transferohen qytetarët tanë që mbahen në burgjet serbe. Nezir Mehmetaj, Hasan Dakaj, Sadik Duraku dhe Tefik Mustafa duhet të kthehen në Kosovë për një gjykim të drejtë dhe të paanshëm nga autoritetet”, ka shkruar Haxhiu.

Në letrën të cilën e ka dërguar ministrja ajo i është referuar marrëveshjes bazike për normalizimin e marrëdhënieve mes dy shteteve.

Sipas saj, është e domosdoshme “respektimi i të drejtave të burgosurve dhe përmbushja e angazhimeve ndërkombëtare”.

Nezir Mehmetaj, Hasan Dakaj, Sadik Duraku dhe Tefik Mustafa, vazhdojnë të jenë në paraburgim në institucionet e Serbisë, të katërtit, ishin arrestuar në periudha të ndryshme, por që akuza ndaj tyre është e ngjashme, ata po dyshohen për “krime lufte”.

Mehmetaj, ishte arrestuar në vitin 2020 në Merdare, ndërsa tre të tjerë u arrestuan në vitin 2024.

Pas tij i arrestuar ishte Hasan Dakaj, me po të njëjtat akuza. Ai u ndalua në janarin e vitit 2024, ndërkaq Sadik Duraku ishte arrestuar në muajin prill, e krejt në fund u arrestua Tefik Mustafa.

Ndonëse nga Kosova kanë kërkuar ndihmë nga institucionet ndërkombëtare për lirimin e tyre, akoma s’është bërë asgjë në këtë drejtim, madje ka informacione të pamjaftueshme për situatën e tyre atje.

Për shkak të mungesës së informacioneve, për ta zgjidhur një situatë të tillë po konsiderohet se e njëjta duhet të ngritët në kuadër të dialogut.

Mungesë informacionesh për shqiptarët e arrestuar nga Serbia, zgjidhja mund të bëhet nëse çështja ngritët në dialog

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore