Lajme

Haxhiu e kryesuesit e KPK-së dhe KGJK-së nënshkruajnë Deklaratë të Zotimit për reformë në drejtësi


Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, kryesuesi i Këshillit Gjyqësor, Albert Zogaj, ai Këshillit Prokurorial, Jetish Maloku dhe ushtruesi i detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, kanë kanë nënshkruar Deklaratën e Përbashkët të Zotimit për reformën në sistemin e drejtësisë.

Pas nënshkrimit, ministrja Haxhiu është shprehur se kjo deklaratë parasheh një plan të detajuar të veprimeve të përbashkëta për adresimin e reformës në drejtësi.

“Kjo deklaratë parasheh një plan të detajuar të veprimeve të përbashkëta për adresimin e reformës në drejtësi, kontrollin e integritetit të gjyqtarëve dhe po ashtu të prokurorëve gjithashtu vlerësimin e performancës dhe disiplinimin dhe njëjta do të bëhet përmes forcimit të mekanizmave ekzistues të integritetit, performancës ose edhe disiplinimit ashtu siç edhe ka kërkuar Komisioni i Venecias që ka dhënë në vlerësimin për reformën në drejtësi”, tha Haxhiu, raporton KP.

“Vlerësimi përfshinë verifikimin, kontrollin e integritetit dhe vlerësimin e performancës të dyja janë procese të ndara të cilat zhvillohen në të njëjtën kohë arsyeja pse po e përmend këtë është se lidhet direkt me deklaratën e përbashkët”.

Ndërsa kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Albert Zogaj, ka potencuar se ndonëse kanë qëndrime të ndryshme sa i takon amendamenteve kushtetuese për Vettingun në sistemin e drejtësisë, si KGJK kanë identifikuar tema që përbëjnë reformë për çka shpreson që do t’i kontribuojë sundimit të ligjit.

“Megjithatë, ne kemi vendosur të mos paragjykojmë fare procesin e amendamenteve kushtetuese është mandat i Kuvendit, do të kemi edhe vlerësimin e Gjykatës Kushtetuese për këto amendamentet, pra është jashtë mandatit të institucioneve që nënshkruajmë këtë deklaratë çështja e amendamenteve kushtetuese”, theksoi Zogaj.

Ndërkaq Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Jetish Maloku, është shprehur se kjo deklaratë është dokument për avancimin dhe fuqizimin e ligjit.

“Nuk ka dilemë se kjo deklaratë është një dokument drejt avancimit dhe fuqizimit të ligjit e cila pikërisht buron nga rishikimi funksional i sundimit të ligjit dhe bazuar në raportet e Komisionit Evropian dhe Komisionin e Venecias. Të gjitha rekomandimet specifike nga ky dokument dalin nga strategjia e sundimit të ligjit e të cilat në një mënyrë fuqizojnë kuotën ligjore në kuadër të KGJK dhe KPK.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore