Lajme

Harris mbërrin në Poloni mes komplikimeve për avionët luftarakë


Zëvendëspresidentja e SHBA-ve Kamala Harris ka mbërritur në Poloni përpara një vizite me aksione të larta që u bë më e komplikuar nga ajo që Shtëpia e Bardhë e quan një “ndërprerje të përkohshme të komunikimit” për dërgimin e avionëve luftarakë në Ukrainë.

“Air Force Two” u ul në Aeroportin Ndërkombëtar Chopin të Varshavës pak pas orës 22:00, koha lokale (16:00 ET).

Harris është planifikuar të fillojë takimet me udhëheqësit polakë të enjten në mëngjes, ku do të diskutohet çështja e avionëve. Zyrtarët kanë thënë se deklarata e papritur e Polonisë disa orë përpara nisjes së Harris në lidhje me avionët nuk do të përjashtojë një marrëveshje, megjithëse kanë minimizuar perspektivat për arritjen e një marrëveshjeje.

Ndërsa në Varshavë, Harris po planifikon gjithashtu të takohet me refugjatë nga Ukraina dhe diplomatë amerikanë nga Ambasada e SHBA-ve në Kiev, të cilët tani po punojnë jashtë Polonisë.

Polonia tha të martën se ishte gati të vendoste – menjëherë dhe pa pagesë – të gjithë avionët e tyre luftarakë MiG-29 në bazën ajrore Ramstein të Forcave Ajrore të SHBA-ve në Gjermani dhe t’i vendoste në dispozicion të Washington-it për t’i ofruar ato në Ukrainë. Kjo u bë e ditur nga ministria e jashtme polake në një deklaratë.

Ndërsa SHBA-të nuk e mbështetën transferimin e avionëve luftarakë në Ukrainë. Këtë e konfirmoi të mërkurën zëdhënësi i Pentagonit, John Kirby.

Kjo përgjigje e Pentagonit, vjen si rrjedhojë e një rreziku të shtuar që akti mund të ketë. Përpos kësaj, edhe për shkak të mosdëshirës amerikane për të pasur luftime të shtuara në territorin e Ukrainës.

Kjo është dita e 14-të e luftimeve mes Rusisë dhe Ukrainës. Kjo e fundit ka bërë një rezistencë të lartë kundër trupave dhe bombardimeve ruse.

Sipas OKB-së mbi 2.1 milionë njerëz janë larguar nga Ukraina dhe mbi 11 mijë ushtarë rusë kanë humbur jetën.

Ndërsa 1 mijë e 300 civilë janë vrarë vetëm në Mariupol nga bombardimet ruse.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore