Lajme

Haradinaj për kancelaren Merkel: Një mike e madhe e Kosovës po mbaron mandatin e saj


Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj dhe kancelarja gjermane, Angela Merkel.

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka reaguar për mbarimin e mandatit të kancelarës gjermane, Angela Merkel, ai ka thënë se Merkel po kryen mandatin e saj dhe po largohet nga skena politike.

“Një mike e madhe e Kosovës po mbaron mandatin e saj”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Ai tutje është shprehur se për 16 vite Merkel ka qëndruar pranë Kosovës.

“Angela Merkel për gjashtëmbëdhjetë vjet kancelare e Gjermanisë, ishte pranë Kosovës, me përkushtim të lartë për ruajtjen e paqes, promovimin e demokracisë dhe forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës”.

Kancelarja gjermane Angela Merkel në ceremoni ushtarake festive në Berlin para përfundimit të mandatit të saj.

Haradinaj ka thënë se do të vazhdoj të jetë mirënjohës ndaj kancelarës gjermane.

“Thellësisht mirënjohës Kancelare Merkel. Ishte nder të punoja me ju”.

Më 2 dhjetor, në një mënyrë tërësisht tradicionale, një javë përpara se ta lerë tërësisht dhe përfundimisht jetën politike, Angela Merkel-it iu rezervua një ceremoni për largimin e saj pas 16 vjetësh nga Kancelaria gjermane.

Në 16 vitet si kancelare, Angela Merkel i ka vënë vulën politikës së jashtme gjermane. Roli i Gjermanisë në botë është rritur, bashkë me të edhe sfidat e politikës së jashtme.

Banda frymore ushtarake, luajti për të tinguj të muzikës punk, sipas kërkesës. Pandemia, nuk e lejoi gjithsesi të kishte të pranishëm shumëkënd.

Me trëndafila në dorë për largimin e saj, Merkel pa jashtë nga makina kryeministrore, teksa përshëndeste të pranishmit.

Me betimin e Olaf Scholz në krye të vendit, Angela, do të kujtohet për katër mandatet e trashëgimisë së Merkel-it në politikën evropiane.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore