Kosova

Hamza me Hovenierin për rritjen e bashkëpunimit mes Kosovës e SHBA-së


Bedri Hamza dhe Jeff Hovenier

Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, ka takuar të enjten ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, me të cilin, sipas noftimit, ka diskutuar për zhvillimet e përgjithshme në vend dhe për rritjen e bashkëpunimit mes Kosovës dhe administratës amerikane.

“Kosova dhe SHBA-ja kanë ndërtuar marrëdhënie të veçanta në të gjitha fushat dhe mbetet imperative që të vazhdojmë të koordinohemi ngushtë, sidomos në çështjet që kanë të bëjnë me interesin e vendit”, ka shkruar kryetari i komunës së Mitrovicës në një postim në “Facebook” të enjten.

Ndryshe, marrëdhëniet aktuale midis qeverisë kosovare dhe administratës amerikane janë pothuajse në gradën e fundit për shkak të zhvillimeve politike në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian (BE).

Zyrtarë të lartë të SHBA-së, përfshirë ambasadorin Hovenier, vazhdimisht kanë tërhequr vërejtjen për mungesën e komunikimit dhe bashkëpunimit nga autoritetet kosovare, veçanërisht rreth aksioneve policore të pakoordinuara në pjesën veriore të vendit të banuar me shumicë serbe.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore