Lajme

Hajdari: S’pajtohemi me vendimet e CEFTA-së, pa qenë Kosova e barabartë


Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, gjatë seancës së Kuvendit të Kosovës, ka thënë se Kosova tashmë ka dërguar kërkesë në komitetin drejtues të CEFTA-së duke kërkuar përfaqësim të barabartë si shtet.

“Fakti që Kosova ka nivelin më të ulët të eksporteve në rajon kjo është shenj se prodhuesit tanë dhe eksportuesit tanë me vështirësitë që përballen veçanërisht me shtetin fqinj Serbia pengesat e aplikuara nga ky vend janë kryesisht tarifore, jo tarifore dhe të tjera”, tha Hajdari.

“Kosova nuk është e përfaqësues si shtet në mekanizmin CEFTA dhe kjo sjell pengesa shumë të rëndësishme sidomos që nga hyrja në fuqi e marrëveshjes e deri më tani përfaqësimi i Kosovës në CEFTA përmes UNMIK-ut duke gjeneruar kosto të konsiderueshme të mos njohjes, duke konsideruar edhe barriera të shumta për eksportuesit tanë dhe kompanitë tjera të Kosovës”.

Ajo ka theksuar se kanë dërguar letër më 24 shtator tek kryesuesi të komunitetit drejtues të CEFTA-së tek ministri, Kreshnik Bekteshi nga Maqedonia e Veriut.

“Kjo letër pret një përgjigje e dimë që do kemi kundërshtim nga anëtarët e vendeve CEFTA siç janë Serbia, Moldavia dhe të tjerët por ne si qeveri jemi të zotuar se nuk do të vazhdojmë me asnjë pajtueshmëri të vendimeve të CEFTA-së në vijim dhe aktiviteteve të CEFTA-së derisa Kosova nuk është e barabartë në përfaqësim”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore