Lajme

Greta Thunberg: COP26 është një ngjarje ‘reklamë’ për të luftuar për status quo-në


Aktivistja e re suedeze për klimën, Greta Thunberg doli në skenë për Ditën e Rinisë në konferencën e OKB-së, COP26.

Ajo u shfaq në skenë pas folësve nga vende anembanë botës – Brazili, Argjentina, Pakistani dhe Uganda, për të përmendur disa.

Mijëra po prisnin ta shihnin atë, veçanërisht pas mungesës në një panel tjetër diskutimi për COP26.

“Çfarë do të duhet të ndodhë që njerëzit në pushtet të zgjohen?” nisi ajo fjalën e saj.

“Të jemi të qartë, ata e dinë saktësisht se çfarë po bëjnë”.

Çfarë është COP26 dhe pse është kaq i rëndësishëm?

Ajo përdori fjalimin e saj për të kritikuar liderët për mosdiskutimin e “shkaqeve rrënjësore” të krizës klimatike, të cilat, tha ajo, janë “kolonializmi dhe më gjerë”.

Ajo vazhdoi të përmendte disa nga vendet që vuajnë në vijën e frontit.

Greta sulmoi vetë konferencën për klimën duke thënë: “COP është kthyer në një ngjarje reklamimi ku liderët po japin fjalime të bukura dhe angazhime dhe objektiva të mrekullueshëm”.

“Njerëzit më të prekur në zonat më të prekura mbeten ende të padëgjuara.”

Por ajo nuk u ndal me kaq. Greta vijoi duke ofruar edhe zgjidhje.

“Ne kemi nevojë për shkurtime të menjëhershme drastike vjetore të emetimeve, ndryshe nga çdo gjë që bota ka parë ndonjëherë.

Në përfundim të fjalës së saj, ajo tha se media është përgjegjëse për mosbërjen përgjegjëse të njerëzve në pushtet për mosveprimin e tyre.

“Kjo është e turpshme”.

“Këtu, ne flasim të vërtetën. Padyshim që njerëzit në pushtet janë të frikësuar nga e vërteta. Sado të përpiqen, nuk mund të shpëtojnë prej saj. Ata nuk mund të injorojnë konsensusin shkencor. Ata nuk mund të na injorojnë ne, njerëzit”.

Ne duhet të heqim dorë nga lëndët djegëse fosile, por çfarë ndodh me komunitetet që mbështeten në to për të ardhura?

Aktivistja e drejtësisë klimatike nga Uganda, Vanessa Nakate, nuk po lufton vetëm për planetin, ajo po lufton që zërat e margjinalizuar të përfaqësohen më mirë në lëvizjen mjedisore.

Kur Vanessa u hoq nga një foto ku shfaqeshin aktivistë të tjerë të shquar si Greta Thunberg, në Davos në janar 2020, ajo filloi të pyeste pse po fshihej nga mbulimi i klimës.

Ajo përfundoi, “le ta ruajmë besimin për të ardhmen”, duke shtuar se janë tre gjëra që do të na qëndrojnë tani e tutje.

“Besim shprese dhe dashuri. Më e madhja nga këto gjëra është dashuria. Sepse kur të vazhdojmë t’i duam njerëzit dhe planetin, kjo do të jetë forca që na nevojitet për të luftuar për një të ardhme të qëndrueshme, të pastër dhe të shëndetshme për të gjithë ne”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore