Ministria e Turizmit në Greqi ka deklaruar të enjten e 15 prillit se, duke nisur nga data 19 prill, turistë të ndryshëm nga 30 vende nuk do të jenë të detyruar të karantinohen.
Në njoftimin për mediat thuhet se, vendimi është vetëm për vendet anëtare të Bashkimit Evropian, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Mbretëria e Bashkuar, Serbia, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Izraeli.
Ata deklarojnë se në vend do t’u lejohet të hyjnë vetëm personat që janë vaksinuar kundër Covid-19 ose për ata që kanë rezultuar negativ brenda 72 orësh para hyrjes në shtetin grek.
Sipas njoftimit, nëntë aeroporte të Greqisë do të vihen në funksion të udhëtarëve.
Për shkak të masave kundër përhapjes së Covid-19, Greqia e ka mbajtur të mbyllur kufirin e saj.
Por, vazhdimisht, ministri i Turizmit grek, Charis Theochari, ka theksuar faktin se sezoni turistik do të hapet më 14 maj 2021, për të ndihmuar sektorin e turizmit që të rimëkëmbet nga dëmtimet e pandemisë.
Në fuqi mbetet akoma vendimi për shqiptarët.
Shqiptarët e kanë të ndaluar kalimin tokësor nga dogana e Kapshticës deri më 14 maj.
Konkretisht, lejohet hyrja në territorin grek nga kufiri tokësor, nga Dogana e Kakavijës. Vetëm për ata që kanë leje qëndrimi apo shtetësi greke. Si dhe për ata shqiptarë që lëvizin për arsye madhore.
Po ashtu, Greqia ka hequr kufizimet e saj në fluturimet drejt aeroportit të Athinës e Selanikut, me tre vendet fqinje, Shqipëri, Maqedoni e Veriut dhe Turqi.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Johnson & Johnson do të paguajë 6.5 miliardë dollarë për të zgjidhur padinë për shkaktimin e kancerit
-
Gjenden 5 skelete pa duar dhe këmbë para shtëpisë së liderit nazist Hermann Göring
-
Vuçiçi bën llogaritjet e fundit: Do të jenë mes 29 dhe 33 vota pro Kosovës – mjaftojnë 31 për t’u anëtarësuar në Këshillin e Evropës
-
Universitetet në Francë të bllokuara nga demonstratat pro Palestinës
Lajmet kryesore
-
Begaj takon Tajanin, theksojnë partneritetin strategjik dhe vlerat ndërkombëtare që ndajnë
-
Raportimi i Kathimerini hedh hije dyshimi mbi vizitën e Ramës në Athinë
-
Turqia zyrtarizon ndalimin e tregtisë me Izraelin
-
Sondazhi i PIPOS zbulon se rreth 70 për qind e shqiptarëve do të votojnë për “Frontin Evropian” në zgjedhjet e 8 majit