Aplikacione

Google Meet dhe Duo po bashkohen: Ja çfarë do të ndodhë


Google zbuloi muajin e kaluar se po bashkonte dy shërbimet e tij, Google Meet dhe Google Duo. Por çfarë po ndodh konkretisht?

Cfare po ndodh?

Për momentin, Google ka dy shërbime për video thirrje. Duo është një aplikacion i thjeshtuar i destinuar për video thirrje, kryesisht në pajisje celulare (megjithëse ka një aplikacion për desktop).

Meet i ngjan më shumë Zoom-it me një grup funksionesh më komplekse.

Google ka integruar veçoritë dhe kodin e Meet në Google Duo gjatë muajve të fundit dhe bashkimi nis zyrtarisht tani. Aplikacioni Duo për iPhone, iPad dhe Android ka një logo të re, e cila duket si një version jeshil i logos së Meet dhe mund t’u bashkoheni telefonatave të Meet nga aplikacioni Duo.

Aplikacioni për Google Meet tani është etiketuar si “Google Meet (origjinal)”.

Çfarë duhet të bëni tani?

Nëse përdor Google Meet ose Duo, nuk duhet të bësh asgjë për momentin. Aplikacioni Duo do të vazhdojë të punojë me telefonatat Duo dhe aplikacioni i vjetër Meet vazhdon të funksionojë si gjithmonë.

Google Duo image

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore