Shqipëria

Gjykata e Strasburgut refuzon kërkesën e ish-gjyqtares Xhoxhaj: S’ka pasur shkelje të Konventës


Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut(GJEDNJ), e njohur ndryshe si Gjykata e Strasburgut, ka refuzuar ditёn e mёrkurё kërkesën e ish-gjyqtares, Altina Xhoxhaj.

Nё vendimin pёrfundimtar tё aktgjykimit tё datës 9 shkurt 2021, GJEDNJ tregoi se nuk u gjet asnjë shkelje e tё drejtave tё njeriut, në rastin Xhoxhaj.

Rasti i saj u ri-shqyrtua nga Dhoma e Madhe prej 17 gjyqtarësh.

GJEDNJ-së vendosi me shumicë votash se nuk ka pasur shkelje të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut në procesin e Vetting-ut tё Xhoxhaj.

Ish-gjyqëtarja ngriti padi në Gjykatën e Të Drejtave të Njeriut në Strasburg, pasi e cilësoi vendimin si të papajtueshëm.

Ky i fundit ёshtё marrё nё vitin 2018.

Xhoxhaj ёshtё pёrjashtuar pёr 15 vite nga sistemi i drejtёsisё, për shkak të problemeve me pasurinë dhe aftësive profesionale.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore