Lajme

Gjuriç: “Moslejimi i referendumit, i pafalshëm dhe zhgënjyes – Kosova injoroi kërkesën e Blinken”


Ambasadori i Serbisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Marko Gjuriç,

Ambasadori i Serbisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Marko Gjuriç, e ka quajtur “të pafalshme dhe zhgënjyese” moslejimin e mbajtjes së Referendumit serb në Kosovë.

Ai përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Twitter shkroi se “kjo është në kontradiktë me kërkesat nga partnerët tanë në ShBA dhe BE”.

“Në një sulm të paprecedent ndaj demokracisë, Prishtina vendosi ta injorojë kërkesën e Sekretarin amerikan të Shtetit, Anthony Blinken, të bërë më pak se një javë më parë”.

Ish-drejtori i zyrës së ashtuquajtur “për Kosovën” në Serbi, Marko Gjuriç tha se “presim të shohim a do të ketë pasoja ndaj kësaj lëvizje dashakeqe dhe të dhunshme ndaj të drejtave themelore politike të serbëve në Kosovë”.

“Nevojitet veprim nëse duam të parandalojmë përkeqësimin e situatës muajve në vijim”, përfundoi ai në Twitter.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore