Lajme

Gjukanoviç viziton Kosovën më 18 maj – “pas takimeve të tij do marrë fund çështja e demarkacionit”


Milo Gjukanovic

Kryetari i Shoqatës së Malazezëve të Kosovës, Slobodan Vujiçiç, ka deklaruar se presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç, do ta vizitojë Kosovën më 18 dhe 19 maj, njofton Albanian Post.

Në takimet që do t’i ketë me liderë shtetërorë të Kosovës në këtë vizitë, Vujiçiç shpreson se do të marrë fund edhe çështja e Demarkacionit me Malin e Zi.

“Duke pasur parasysh se presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, do të zhvillojë vizitën e tij të parë zyrtare në Kosovë më 18 dhe 19 maj, presim që pas takimeve të planifikuara, Prishtina zyrtare përfundimisht t’i pranojë faktet dhe t’i japë fund demarkacionit ndërmjet dy shteteve”, ka thënë ai.

Siç pretendon Vujiçiç, “Demarkacioni mes Malit të Zi dhe Kosovës ka përfunduar pa mundësi rishikimi të tij, por bëhen gjithnjë e më të shpeshta dhe më të zhurmshme deklaratat e disa zyrtarëve kosovarë se çështja nuk është mbyllur”.

“Ringjallja e kësaj teme, e cila rëndoi shoqërinë kosovare dhe u shoqërua me dhunë në rrugët e Kosovës dhe në Kuvend, është një provokim i rrezikshëm, por i kotë me synimet e fundit”.

Tema e Demarkacionit mes dy vendeve u ringjall për publikun për deklarimeve të kryeministrit të ri malazez, Dritan Abazoviç, i cili, i pyetur nga televizioni Klan Kosova, deklaroi se për të “kjo është çështje e kryer” dhe se s’ka mundësi të rishikimit.

Por, në anën tjetër, qeveria aktuale në Kosovë, sa ishte në opozitë, Demarkacionin e kishte një nga temat kryesore.

Kryeministri Albin Kurti, atëherë lider opozitar, i ka pas quajtur “tradhtarë” të gjithë deputetët që e kanë ratifikuar marrëveshjen me Malin e Zi për vijën kufitare.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore