Lajme

Gjukanoviç përvjelë mëngët dhe kruan dhëmbët


Milo GJukanovic

Parlamenti i Malit të Zi është në tension për më shumë se 12 orë, pasi Partia Demokratike e Socialistëve (më e madhja në Mal të Zi) ka iniciuar votë mosbesimi për qeverinë e Dritan Abazoviç, por kryetari i DPS-së, Milo Gjukanoviç, krejtësisht në tjetër gjendje emocionale po e përjeton seancën e gjatë parlamentare.

Ai është parë në një nga vendet me ekskluzive në Mal të Zi, me këmishë të shthurur, duke kruar dhëmbët dhe pritur që deputetët e tij ta kryejnë punën.

Milo Gjukanovic

Iniciativa për mosbesimin ndaj qeverisë së Abazoviç-it është paraqitur nga 36 deputetë të DPS-së, Partisë Socialdemokrate, Partisë Liberale, Socialdemokratëve dhe Bashkimit Demokratik të Shqiptarëve vetëm pak orë pasi Abazoviç nënshkroi Marrëveshjen/Kontratën Themelore me Patriarkun e Kishës Ortodokse Serbe.

Seanca ende po vazhdon me replika e kundër replika, kurse Abazoviç ka prezantuar edhe një nismë për qeveri teknike ku ai prapë do të mbetej kryeministër.

Abazoviç del me propozim: Nisma për Rindërtimin e Qeverisë

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore