Lajme

Gjukanoviç falenderon ambasadorin Hysa dhe rithekson mbështetjen për Kosovën


Ambasadori i Kosovës në Mal të Zi, Ylber Hysa dhe Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç

Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç, ka pritur në një vizitë lamtumire ambasadorin e Republikës së Kosovës në Mal të Zi, Ylber Hysa, ku ka falënderuar atë për kontributin e tij në forcimin dhe përmirësimin e marrëdhënieve midis Malit të Zi dhe Kosovës, thuhet në njoftimin e presidencës malazeze.

Ambasadori Hysa gjithashtu ka falënderuar presidentin malazez për mundësinë dhe rritjen e komunikimit të mirë gjatë mandatit të tij diplomatik përmes bashkëpunimit konkret.

Hysa ka vlerësuar lartë mbështetjen e Malit të Zi për aspiratat e Kosovës për integrim dhe bashkëpunimin e fqinjësisë së mirë.

Nga ana tjetër presidenti, Gjukanoviç ka shprehur respektin për punën e ambasadorit në rritjen e komunikimit të mirë me përfaqësuesit e shoqërisë malazeze në një periudhë të shkurtër kohore si dhe për kontributin e tij  në bashkëpunimin kuptimplotë të institucioneve ndërshtetërore, me një vulë veprimi të njohur dhe pozitive nga vendi mik e fqinj i yni.

Përveç vlerësimit të marrëdhënieve shembullore të fqinjësisë së mirë, ai përsëriti rëndësinë e arritjes së një marrëveshjeje ndërshtetërore në kufi.

Presidenti malazez gjithashtu ka përshëndetur nënshkrimin e fundit të Memorandumit për Njohjen e Dyanshme të Dokumenteve të Sigurimit të Përgjegjësisë së Automjeteve në mes të Byrosë Kombëtare të Siguruesve të Malit të Zi dhe Byrosë së Sigurimeve të Republikës së Kosovës, i cili lehtësoi ndjeshëm trafikun e udhëtarëve dhe tregtinë e mallrave dhe shërbimeve midis dy shteteve.

Ai vuri në dukje mbështetjen e plotë të Malit të Zi për arritjen e qëllimeve dhe interesave të Kosovës në kontekstin e integrimit evropian dhe euroatlantik dhe vlerat për të cilat ne përpiqemi së bashku.

Të dyja palët shprehën pritshmërinë që marrëdhëniet dhe bashkëpunimi i mirë do të zhvillohen në të ardhmen, së bashku me dëshirat e presidentit për sukses të mëtejshëm në angazhimin profesional të Ambasadorit Hysa thuhet në deklaratën e presidencës malazeze përcjell Cdm.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore