Lajme

Gjukanoviç: Do ta mbroj Malin e Zi kundër nacionalizmit “serbomadh”


Milo Gjukanoviç

Ish-presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç, ka thënë këtë të enjte se asnjëherë në historinë e Malit të Zi nuk ka pasur kaq shumë gënjeshtarë dhe hajdutë në skenën politike sa ka tani, duke shtuar se Partia Demokratike e Socialistëve – i të cilës ka qenë kryetar deri para dy muajve – do të jetë e vendosur që ta kundërshtoj nacionalizmin “serbomadh”.

“DPS do të jetë gjithmonë mbrojtja e vendosur e Malit të Zi kundër nacionalizmit serbomadh. 30 gushti (ardhja në pushtet e partive serbo-ruse në Mal të Zi), nacionalistët serbë të mëdhenj në Mal të Zi dhe jashtë Malit të Zi i kuptuan si një derë e hapur për një aneksim të ri të Malit të Zi”.

“Ai aneksim nuk ndodhi sepse Mali i Zi kishte një mbrojtje të fortë dhe një mur të fortë, dhe nuk ishte qeveria, ishte opozita e udhëhequr nga DPS”, ka thënë Gjukanoviç, transmeton media malazeze “Vijesti”.

Ai beson që se “asnjëherë në historinë e Malit të Zi nuk ka pasur kaq shumë gënjeshtarë dhe hajdutë në skenën politike sa ka tani”.

“Më besoni, fjalët i zgjedh me kujdes, nuk jam në politikë që dje, as tani kam nisur një betejë për pushtet. Jo, fjalët i zgjedh me kujdes, por nuk mund të kamufloni atë që është kaq e dukshme dhe kaq e papranueshme”.

“Prandaj është e vështirë të heshtet si këto gënjeshtra që ofendojnë sensin e shëndoshë të çdo njeriu normal dhe është e vështirë të heshtësh që sot jemi dëshmitarë të promovimit të politikave që presin shansin e tyre prej 30 vitesh, por shohim se kanë pritur vetëm për të grabitur Malin e Zi dhe për të fituar pasuri personale brenda natës”, ka thënë Gjukanoviç, transmeton media malazeze “Vijesti”.

Ndërkaq, ai ka theksuar se zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare në Mal të Zi, të cilat do të mbahen me 11 qershor janë finalja e madhe e një sezoni zgjedhor që shteti malazez ka kaluar në më pak se gjysmë viti, duke iu referuar edhe zgjedhjeve presidenciale që u mbajtën në prill të këtij viti.

“Filloi me zgjedhjet lokale të vështira dhe domethënëse më 23 tetor, zgjedhjet presidenciale vazhduan në dy raunde zgjedhore dhe sot siç thashë jemi përpara zgjedhjeve më të rëndësishme. Zgjedhjet më të rëndësishme janë sepse Mali i Zi është demokraci parlamentare me një qeveri që ka fuqitë më të mëdha se institucionet tjera”, shtoi ai.

Gjukanoviç, duke kritikuar qeverinë aktuale, që udhëhiqet nga Dritan Abazoviç, për politikat e tyre potencoi se “tani i takon Malit të Zi të vendosë se sa do ta durojë këtë”, siç e vlerësoi ai, “mizori”.

“Mundësia e parë e mundshme është të dielën, më 11 qershor. Është një mundësi që Mali i Zi të rifitojë normalitetin politik që humbi papritur dhe krejtësisht pa nevojë më 30 gusht 2020, në atë moment si një demokraci model në Ballkanin Perëndimor, një lider. Vendi në procesin e negociatave me Bashkimin Evropian”.

Tutje, ish-presidenti malazez pohoi se “askush nuk mund ta kthejë Malin e Zi në një gjendje të normalitetit politik deri sa ata që e nxorën nga ajo gjendje, përkatësisht qytetarët e Malit të Zi në zgjedhjet e 11 qershorit”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore