Shqipëria

Gjonaj takon homologen gjermane, përgëzohet reforma në Drejtësi


Ministrja e Drejtësisë në Shqipëri, Etilda Gjonaj, ka zhvilluar në New York një takim me homologen e saj gjermane, Christine Lambrecht, në një sesion të posaçëm të Asamblesë së Përgjithshme për Antikorrupsionin.

Në këtë takim, është  vlerësuar impenjimi politik i vendeve pjesëmarrëse në këtë asamble. Gjithashtu, është theksuar rëndësia e veprimit të masave respektive kundër korrupsionit.

“I garantova ministres Lambrecht se reforma në Drejtësi dhe lufta kundër korrupsionit janë dhe mbeten përparësi të Qeverisë Shqiptare”, shkruan Gjonaj në Twitter.

Po ashtu, ministrja i ka shprehur mirënjohjen për mbështetjen dhe bashkëpunimin midis dy vendeve.

Nga ana tjetër, ministrja gjermane ka përgëzuar ecurinë e reformës së Drejtësisë në Shqipëri. Ajo e ka cilësuar këtë reformë si unike dhe rezultat direkt i procesit të vetingut. Ka siguruar sakaq vijimësinë kah Shqipërisë në këtë luftë të rëndësishme.

Stafet teknike do të preken gjithashtu, pasi do të dakordësohen për të rritur komunikimin dhe për të forcuar bashkëpunimin. Gjermania është edhe mbështetëse e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Për ministren, superfuqia evropiane ka qenë partner kyç në këtë rrugë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore