Shqipëria

GJKKO jep vendimin për grupin që trafikonte mjete motorike nga Kosova drejt Shqipërisë


Gjykata e Posaçme ka shpallur këtë të enjte të 15 qershorit vendimin për grupin që merrej me trafikimin e mjeteve motorrike nga Kosova në Shqipëri.

Ata janë Selaudin Shahini, Ndriçim Shahini, Ervis Cara, Endi Ahmetaj, Vojsava Doda, Aurel Shatri dhe Fatri Brahan.

Shtetasit në fjalë janë akuzuar për kryerjen e veprave penale “Trafikimi i mjeteve motorike” e kryer në bashkëpunim, me shumë se një herë, në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 141/a, pg 2 dhe 28/4 i Kodit Penal.

Po ashtu për veprën penale “Grupi i strukturuar kriminal”, në formën e pjesëmarrjes në grupin e strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 333/a pg 2 i Kodit Penal dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale ose grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 334, pika 1 i Kodit Penal.

Gjykata sakaq, ka vendosur deklarimin fajtor të të pandehurit Selaudin Shahini duke i dhënë dënimin me 7 vite e 4 muaj burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Ndriçim Shahini dhe dënimin e tij me 6 vite e 8 muaj burgim.

Gjithashtu deklarimin fajtor të të pandehurit Ervis Cara me 6 vite e 8 muaj burgim. Vojsava Dodam me 5 vite e 4 muaj burgim. Endi Ahmetajn me 3 vite e 4 muaj burgim. Kurse Fatri Brahën me 6 muaj burgim.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore