Shqipëria

GJKKO cakton trupën gjykuese për vëllain e deputetit Kasëm Mahmutaj


Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka përcaktuar trupin gjykues që do të shqyrtojë çështjen e konfiskimit të pasurive të shtetasit Gazmend Mahmutaj.

Çështja do të kryesohet nga gjyqtarja Nertina Kosova dhe anëtarë gjyqtarët Daniela Shirka dhe Dhimitër Lara, në seancën gjyqësore të planifikuar më 18 maj 2022, ora 12:00.

Vëllai i deputetit demokrat, rezulton i dënuar në shtetin italian për kryerjen e veprës penale “Shfrytëzim prostitucioni”.

Një ditë më parë GJKKO konfiskoi 22 pasuritë e familjes së deputetit të Partisë Demokratike, Kasëm Mahmutaj.

Kërkesa e SPAK-ut erdhi pasi vëllai i tij, Gazment Mahmutaj, i cili ka qenë edhe subjekt i OFL-së, ka qënë i dënuar në Itali me akuzën e trafikut të drogës dhe prostitucionit.

Familjes Mahmutaj i janë sekuestruar 16 pasuri të patundshme, automjete, aksione në një kompani që tregtonte pajisje elektrike dhe subjekte biznesi.

Ndër pronat e sekuestruara ishin edhe ato të deputetit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore