Lajme

Gjermania zgjat karantinën anti Covid-19


Gjermania ka vendosur të zgjasë karantinën anti-Covid. Mediat gjermane shkruajnë se qeveria dhe drejtuesit e landeve kanë rënë dakord që karantina të vazhdojë deri më 15 shkurt.

Restorantet dhe qendrat sportive do të qëndrojnë të mbyllura. E njëjta gjë do të ndodhë me shkollat dhe shumicat e dyqaneve.

“Variantet e koronavirusit që fillimisht janë identifikuar në Britani dhe Afrikën Jugore përbëjnë rrezik të madh. Prandaj duhen vazhduar masat”, është shprehur zëdhënësi i qeverisë gjermane, Steffen Seibert.

“Duhet të merren masa të tjera”, tha ministri i financave, Scholz, të dielën në mbrëmje për gazetën Bild. Ai shtoi që “karantinimi mund të vazhdojë edhe për 14 ditë të tjera”.

Nuk është e qartë nëse në masat e marra do të bëjë pjesë edhe ndalimi i qarkullimit, Scholz  tha se kjo është një masë e mundshme, por nuk qëndron në radhë të parë.

Nga fillimi i pandemisë Gjermania regjistron 2 milionë e 59 mijë 983 të infektuar./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore