Lajme

Gjeografia e luftës ka ndryshuar, thotë Lavrov


Ministri i Punëve të Jashtme të Federatës Ruse, Sergej Lavrov, deklaroi se detyrat gjeografike të luftës kanë ndryshuar.

Lajmi u bë i ditur gjatë një interviste për agjencinë shtetërore “RIA Novosti”.

“Tani gjeografia ka ndryshuar. Nuk janë vetëm Donetsk dhe Luhansk, janë Kherson, Zaporizhia dhe disa territore të tjera. Dhe ky është një proces i vazhdueshëm, i qëndrueshëm dhe këmbëngulës”, u shpreh fillimisht kryediplomati rus.

Lavrov kërcënoi se Rusia do të përpiqet të pushtojë territore të reja nëse Perëndimi furnizon Ukrainën me armë me rreze të gjatë.

“Nëse Perëndimi furnizon Kievin me armë me rreze të gjatë, detyrat gjeografike të ‘operacionit special’ në Ukrainë do të shtyhen edhe më tej”, shtoi zyrtari rus.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore