Lajme

Gjendet i vdekur ish-gjenerali i inteligjencës ruse, sipas REN TV


Gjeneralmajor i Shërbimit të Inteligjencës së Jashtme të Rusisë, Lev Sotskov, u gjet i vdekur në banesën e tij në Moskë.

Sipas informacioneve paraprake, ai qëlloi veten.

Lajmin e bëri të ditur transmetuesi vendas REN TV.

Trupi i 90-vjeçarit Sotskov është gjetur në tualet nga gruaja e tij, shkruan media ruse.

Pranë gjeneralit shtrihej një pistoletë TT dhe një testament lamtumire.

Sipas të dhënave paraprake bëhet fjalë për vetëvrasje.

Çfarë e shtyu spiunin të pensionuar të ndërmerrte këtë hap ende nuk dihet, vëren botimi rus.

Sotskov lindi në vitin 1932 në Leningrad dhe u diplomua në Fakultetin e Marrëdhënieve Ndërkombëtare të MGIMO-s.

Ai punoi për më shumë se 40 vite në inteligjencë, duke përfshirë misione jashtë vendit dhe në zyrën qendrore të departamentit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore