Shqipëria

Gjenden predha gjatë gërmimeve në Tiranë për Unazën Verilindore


Autoriteti Rrugor Shqiptar ka bërë me dije se gjatë gërmimeve në zonën e Unazës Verilindore janë zbuluar mjete luftarake – më saktësisht predha të pashpërthyera.

Sipas tyre, pas evidentimit është bërë menjëherë lajmërimi në Ministrinë e Mbrojtjes për të marrë masa.

“Sot në Lotin të Unazës Verilindore gjatë punës së gërmimeve u zbuluan disa mjete luftarake, mënjëherë u lajmërua Ministria e Mbrojtjes për të bërë të mundur largimin e tyre pa shkaktuar probleme në terren dhe për të lejuar vijimin e punës”, shkruan ARRSH-ja në njoftimin zyrtar.

Ende nuk dihet numri i saktë i predhave dhe detaje të tjera lidhur me këtë zbulim të beftë në mesditën e 19 korrikut.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore