Kosova

Gjeloshaj: Kosova – vija e kuqe e Forumit Shqiptar


Nik Gjeloshaj

Zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Nik Gjeloshaj, në një intervistë për portalin malazez “Cafe del Montenegro (CdM)” të mërkurën, ka thënë se nëse vihet në pikëpyetje dhe diskutohet (ç)njohja e pavarësisë së Kosovës nga Mali i Zi, atëherë Forumit Shqiptar largohet nga ekzekutivit malazez.

Gjeloshaj ka thënë se janë disa “vija të kuqe” të vazhdimit të bashkëpunimit me lëvizjen centriste “Tani Evropa (PES)” dhe njëra është edhe çështja e pavarësisë së Kosovës, përfshirë forcimin e partneritetit mes Malit të Zi dhe bllokut ushtarak të NATO-s dhe anëtarësimin në Bashkimin Evropian (BE).

“Kryesisht, këto janë ‘vijat e kuqe’ që do të binin ndesh me angazhimet e partisë sonë dhe para së gjithash do të rrezikonin: parimet kyçe demokratike, kursin properëndimor të shtetit, anëtarësimin në BE, harmonizimin e plotë të politikës së jashtme dhe të sigurisë së Malit të Zi me politikat e BE-së dhe NATO-s dhe natyrisht çështja e pavarësisë së Kosovës”.

Qeveria e Malit të Zi përbëhet edhe nga Demokracia e Re Serbe (NSD) dhe Partia Popullore Demokratike (DNP), të cilët, përveç tjerash, angazhohen për heqjen e sanksioneve ndaj Rusisë, anulimin e njohjes së pavarësisë së Kosovës dhe tërheqjen nga aleanca ushtarake e NATO-s.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore