Shqipëria

‘Gëzuar ditëlindjen At i Shenjtë!’


Ditëlindja e 85-të e Papa Françeskut, përpos urimeve nga mbarë bota, ka marrë edhe mesazhe nga politika shqiptare.

Ka qenë Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, i cili, përmes një postimi në platformën Facebook, e ka uruar Papën, duke e cilësuar si një shembull të frymëzimit dhe të shpresës për një botë në paqe e begati.

Gjithashtu, ai i ka shprehur Papës mirënjohjen për mesazhet drejtuar popullit shqiptar “që shqiponjat të kthehen dhe të qëndrojnë në folenë e tyre”.

“Ju keni vendosur një gur themeli të çmuar në pasurimin e mëtejshëm të trashëgimisë së marrëdhënieve ndërmjet shqiptarëve dhe Selisë së Shenjtë”, ka shkruar Meta në Facebook.

Ai e ka përmbyllur urimin e tij, duke shprehur sërish: “Gëzuar ditëlindjen At i Shenjtë!”.

Papa Françesku lindi më 17 dhjetor 1936 në Buenos Aires, Argjentinë. Këtë vit, ai festoi tetëvjetorin si kreu i Kishës.

Gjithashtu edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama,përmes një postimi në platformën Facebook, e ka uruar Papën me fjalët e tij: “Jeta është një rrugëtim”.

Kjo, shoqëruar me një foto me të.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore