Kosova

Gërvalla në Greqi – “Lidhjet tona të lashta forcojnë miqësinë tradicionale”


Ministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla

Ministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla ka lajmëruar se ka pasur bisedë të frytshme me homologun e saj grek, Nikos Dendias, gjatë vizitës së saj dy-ditore në kryqytetin grek.

Ajo përmes një cicërime në Twitter shkroi se qe e lumtur që përsëri ka takuar kolegun e saj grek.

“Lidhjet e lashta mes njerëzve tonë fuqizojnë miqësinë tradicionale”, ka shkruar Gërvalla.

Kryediplomatja kosovare thotë se presin zhvillim të mëtutjeshëm zhvillimin e marrëdhënieve Kosovë-Greqi.

Të mërkurën u bë e ditur në një njoftim zyrtarë të Ministrisë së Jashtme ku mes tjerash thuhet se Gërvalla do të takohet me homologun e saj helen, Nikos Dendias, për të diskutuar thellimin e marrëdhënieve bilaterale mes dy shteteve.

Ministrja Gërvalla gjatë qëndrimit në Greqi do të zhvillojë takime edhe me diplomatë dhe me komunitetin e biznesit për të inkurajuar avancimin e marrëdhënieve ekonomike dhe për të promovuar ofertën kosovare për investitorët e huaj.

“Gërvalla gjithashtu do të ketë në fokus gjatë takimeve të saja forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional në fushën e arsimit, kulturës, por edhe në fusha të tjera që janë të rëndësishme për të dyja vendet”, thuhet në komunikatë.

Gjatë vitit të kaluar që po lëmë pas sidoqoftë ishte i dukshëm flirtimi i Kosovës me Greqinë, njërin ndër pesë vendet mos njohëse të BE-së.

Në gazetat e afërta me qeverinë greke, si ajo Kathimerini raportoheshin për një përmirësim të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Greqisë dhe një njohje eventuale e saj nga shteti helen.

Madje Ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Dendias, në një intervistë për gazetën greke Real News, tërthorazi kishte argumentuar pro legjitimitetit të shtetësisë së Kosovës.

Gjithashtu kryediplomati grek duke arsyetuar qasjen e re helene në raport me Kosovën kishte pohuar se Greqia “nuk do krijimin e një ‘vrime të zezë’, në Ballkan”, duke aluduar kështu për një akomodim të interesave greke në gadishull.

Njohja e Kosovës nga Greqia për Kryeministrin e Kosovës Albin Kurti do të ishte dëshmia thelbësore se Athina është e gatshme të luajë rol udhëheqës rajonal në Ballkan.

Por, përveç përafrimit të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve, njohja e Greqisë nuk u sigurua.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore