Lajme

Gërvalla kërkon nga kryeministri i Andorrës mbështetje për anëtarësimin në Këshillin e Evropës


Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), Donika Gërvalla dhe kryeministri i Andorrës, Xavier Espot Zamora.

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), Donika Gërvalla gjatë vizitës së saj zyrtare në Andorra është takuar me kryeministrin Xavier Espot Zamora, me të cilin ka diskutuar për fuqizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

Takimin e ka bërë të ditur Gërvalla përmes një shkrimi në rrjetin social ‘Facebook’.

“Rikonfirmim i marrëdhënieve të shkëlqyera dhe miqësore bilaterale fuqishme mes Republikës së Kosovës dhe Principatës së Andorrës gjatë takimit me Kryeministrin, z. Xavier Espot Zamora”.

Ndërsa, ka shtuar se e ka falënderuar për mbështetjen që ia ka dhënë Kosovën për anëtarësimin e saj në Organizata Ndërkombëtare të Frankofonisë.

“Kërkova vazhdimin e mbështetjes edhe në procesin e anëtarësimit në Këshillin e Evropës, për të cilin mora mbështetjen të fuqishme”.

Ministrja, theksoi se i ka bërë ftesë kryeministrit që ta vizitoj Kosovën në 25 vjetorin e çlirimit.

“Kryeministrin e Andorrës e njoftova rreth progresit në ekonomi, sundim të ligjit dhe rritjen e standardeve demokratike në vend’”.

Të enjten pas Monakos, Gërvalla ka nisur vizitën zyrtare në Andorra.

Përveç me kryeministrin, Gërvalla do të takohet edhe me kryetarin e Parlamentit Carles Ensenyat Reig dhe ministren e Punëve të Jashtme, Imma Tor Faus.

Në fokus të takimeve është thënë se do të jetë bashkëpunimi mes dy shteteve dhe mbështetja e Andorrës në rrugën e anëtarësimit të Kosovës në mekanizmat ndërkombëtarë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore