Lajme

Gazeta boshnjake: “Varhelyi u pajtua me Dodikun për shkëputjen e Republika Srpska-s nga BeH”


Komisioneri Evropian për Zgjerim dhe Fqinjësi, Oliver Varhelyi në takim me Presidencën tri-palëshe të Bosnjëdhe Hercegovinës

“Në fund të nëntorit, Komisioneri Evropian për Zgjerim dhe Fqinjësi, Oliver Varhelyi, ka nënshkruar marrëveshje me liderin e Aleancës së Socialdemokratëve të Bashkuar (SNSD), Millorad Dodik, për mbajtjen e seancës speciale në Kuvendin Kombëtar të Republika Srpska-s (NARS) për të diskutuar transferimit e kompetencave nga BeH në nivel të entitetit”, shkruan portali i lajmeve boshnjake “Istraga.ba”.

Portali me seli në Sarajevë i referohet raportit të delegacionit të Bashkimi Evropian në Bosnje dhe Hercegovinë, i cili është dërguar në Bruksel më 25 nëntor, të shkruar menjëherë pas vizitës së Varheliy-t në BeH më 24 dhe 25 nëntor.

Dokumenti që “Istraga.ba” shkruan ta ketë parë, thonë ata, shkruan se Varheliy dhe Dodik kanë diskutuar aktivitetet lidhur me seancën speciale të NARS që do të mbahej me 10 dhjetor, dhe se do të lajmërohej një moratorium gjashtë-mujorësh mbi kalimin e ligjeve për tërheqje unilaterale të entitetit të Republika Srpska-s nga institucionet shtetërore të BeH-së.

Siç shkruan ky portal, Dodik dhe Varheliy u pajtuan paraprakisht rreth datës së seancës së NARS-së si dhe dinamikën e “hyrjes në fuqi” të konkluzioneve në lidhje me bartjen ose transferimin e komptencave ose juridiksionit në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes, tatimit indirekt dhe mbrojtjes.

Në këtë raport, citohet të jetë shkruar se ish-Përfaqësuesi i Lartë ndërkombëtar në BeH, Valentin Inzko është “fajtori kryesor” për shkak të ligjit për të ndaluar mohimin e gjenocidit të Srebrenicës në ditët e fundit të mandatit të tij.

Ndërkohë në Prokurorinë e BeH-së kanë vazhduar seancat e opozitës nga subjektet e BeH. Siç u tha gazetarëve Mirko Saroviç, lideri i SDS-së pasi u largua nga Prokuroria, tha se “do të doja të mos kisha qenë këtu sot në mëngjes.” Ai ka thënë se nuk ka dëshmuar kundër dhe as nuk e ka kuptuar pse janë thirrur të dëshmojnë liderët e partive opozitare.

“Roli i SDS-së si parti opozitare dhe unë si lider tashmë është i njohur për opinionin, hoqëm dorë nga votimi në NARS sepse e gjithë përgatitja nuk na shkoi mirë, për mua kthimi i kompetencave nuk është i diskutueshëm, por në kuptimin politik besoj se duhet të kishim arritur një konsensus të brendshëm në RS”, tha Saroviq.

Goran Selak (SPS), i cili u mor në pyetje një ditë më parë, tha në mënyrë të ngjashme kur tha “nuk kishte asnjë sulm ndaj rendit kushtetues” dhe se lëvizjet që po bëhen në nivelin e BeH dhe RS duhet të duken ndryshe.

Çështja në Prokurorinë e BeH u formua pas një seance të posaçme të NARS, në të cilën u morën një sërë konkluzionesh dhe vendimesh për transferimin e kompetencave nga shteti te entiteti i RS-së dhe të martën filloi ekzaminimi i dëshmitarëve dhe të dyshuarve.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore