Lajme

Gashi: Shërbimi për lehonat e foshnjat do të ofrohet në shtëpi gjatë vitit 2023


drejtori i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë, Bujar Gashi.

Shërbimi që ofrohej në Qendrat Kryesore të Mjekësisë Familjare ndaj lehonave ku kishin mundësi të merrnin këshilla sa i përket foshnjës, nuk është më funksional.

Lidhur me këtë është deklaruar drejtori i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë, Bujar Gashi.

“Afër 4 viteve ka kaluar ajo formë e Këshillave në Pediatër ku secila lehonë mund të marrë këshilla aty ku ka pediatër”, deklaroi Gashi për Radio Televizionin e Kosovës.

Ai tutje paralajmëroi se shumë shpejt pritet një projekt për këtë çështje.

“Komuna e Prishtinës dhe komuna të tjera nuk kanë qëndruar duarkryq dhe në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë dhe me mbështetje të AQH-se qe nga fillimi i vitit të ardhshëm komuna jonë me ekipet profesionale do të ofroj shërbime për shëndetin e lehonave dhe fëmijëve në tre ditët e para pas lindjes ne shtëpitë e tyre”, tha ai.

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare

Periudha pas lindjes paraqet rreziqe shëndetësore për nënën dhe foshnjën e saj të porsalindur.

Ndërsa, kujdesi pas lindjes është i veçantë, një numër i madh i nënave të cilat kishin lindur merrnin shërbim dhe informacione për fëmijët.

Ndryshe, në programin e qeverisë së Kosovës, në planet lidhur me politikat sociale, është përmendur edhe një pagë prej 250 eurosh për gjashtë muaj për lehonat e papuna, premtim i cili gjithashtu ende nuk është realizuar.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore