Sport

Galtier për mesazhin e Mbappe: E di që ka pasur diskutime mes bordit dhe lojtarit


Në konferencën për shtyp pas stërvitjes së PSG-së të premten, trajneri Christophe Galtier donte të sqaronte polemikën me Kylian Mbappe, pas përgjigjes së prerë të lojtarit ndaj një videoje promovuese.

Në video paraqitej vetëm francezi dhe jo kolegë të tjerë të profilit të lartë si Leo Messi apo Neymar.

“Natyrisht se kjo shqetëson Kylian-in dhe klubin. Ai e ndërpreu stërvitjen sot me shqetësime për lëndim, por kjo nuk do ta rrezikojë pjesëmarrjen e tij në Nice”, tha ai.

“E di se ka pasur shumë diskutime mes menaxhmentit dhe Kylian. Incidenti është zbardhur”.

Trajneri francez konfirmoi edhe praninë e presidentit të PSG-së Nasser Al-Khelaifi në stërvitjen e mëngjesit të sotëm: “Presidenti erdhi të na shohë dhe foli në dhomën e zhveshjes. Gjithçka që thuhet në dhomën e zhveshjes qëndron në dhomën e zhveshjes. Por ishte e rëndësishme që presidenti ishte atje”.

Galtier donte t’u dërgonte një mesazh lojtarëve të tij për mosrespektimin e udhëzimeve të tij para ndeshjes: “Duhet të jemi shumë më të respektueshëm ndaj udhëzimeve dhe planit të lojës, sepse dështuam në organizim, por edhe në angazhim”.

Për krizën në fushë të PSG-së, Galtier gjithashtu donte të ngarkonte përgjegjësinë mbi lojtarët e tij: “Unë kam pjesën time të përgjegjësisë, trajneri dhe stafi i tij teknik, lojtarët gjithashtu. Kur fola me lojtarët në fillim të javës, I përmenda pjesët e përgjegjësisë”.

Së fundi, ish-trajneri i Nice-s, skuadrës me të cilën përballen këtë ndeshje, deklaroi se “duhet të jemi shumë më mirë se sa kemi bërë kohët e fundit, me pak më shumë iniciativë, më shumë përpjekje dhe shumë më tepër ekuilibër. Gjithashtu pranojmë shumë gola”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore