Sport

Gabriel Barbosa ‘Gabigol’ afër rikthimit në Evropë


Gabigol është shumë afër rikthimit në Evropë, disa vite pas aventurës së dështuar te Inter-i.

Gabriel Barbosa është në bisedime me skuadrën e West Ham, dhe është shumë i interesuar për një rikthim në Angli.

West Ham po kërkon edhe sulmues të tjerë, por edhe Barbosa ka interesin e tri skuadrave tjera nga Anglia.

Pas aventurës së dështuar në Itali, Gabigol ka shpërthyer në Brazil me skuadrën e Flamengo-s.

Në 147 ndeshje të zhvilluara, ai ka shënuar 104 gola.

Tani ai dëshiron të luajë në Premier League, sepse ndihet që një aventurë në ishull do t’i jap atij mundësinë më të mirë për të qenë startues i Brazilit në Kupën e Botës ‘Qatar 2022’.

Ai deri tani ka 17 ndeshje me Brazilin, ku ka shënuar pesë herë.

Ish sulmuesi i Inter thotë që shikon çdo ndeshje të çekanëve dhe është i impresionuar me punën që bën David Moyes.

Skuadra e Moyes shpreson për kualifikimin në Champions, me skuadrën e Moyes që ndodhet në vendin e pestë në ligë, me vetëm një pikë më pak se vendi i katërt.

Por jo vetëm, ata po kërkojnë edhe suksesin në Europa League.

Gabigol mund të jetë një ndihmë e madhe për skuadrën e Moyes, dhe një lëvizje në muajin janar duket shumë e mundur.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore