Jetesë & Stil

Fytyra e Don Xhonit, tatuazhi më i ri i modeles ruse


Modelja e njohur ruse, Ariana Lirey, ka vendosur që simpatinë e madhe për rep artistin kosovar, Don Xhoni, ta shpie në një dimension tjetër.

Lirey, së fundi ka bërë një tatuazh me fytyrën e Don Xhonit dhe një kurorë sipër tij, duke e cilësuar atë si “Mbret të muzikës rep”.

“Në vend të mijëra fjalëve boshe”, ka mbishkruar ajo teksa ka postuar fotografinë e tatuazhit në një storie në llogarinë e saj të Instagrami-it, ku numëron jo më pak se 200 mijë ndjekës.

Por, kjo nuk është hera e parë që modelja ruse e shpreh dashurinë e saj për Don Xhonin, ajo kohë pas kohe poston këngë e fotografi të rep artistit kosovar.

Gjithsesi, gjesti i Lirey, duket t’i ketë pëlqyer edhe Xhonatan Isufit, i njohur si Don Xhoni, teksa nuk ka vonuar ta shpërndajë në rrjete sociale.

“Dhurata më e mire nga personi më i mirë. Të dua”, ka mbishkruar Don Xhoni në fotografinë e ri-postuar nga modelja ruse.

Kujtojmë se edhe në projektin e fundit të lansuar nga Don Xhoni me titull “Mafia”, rep artisti e përmend Ariana Lirey teksa shprehet –  “Si ruse, mos vet”.

“Mafia”, për më pak se dy muaj ka grumbulluar, afro 9 milionë klikimë në YouTube.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore