Kosova

“Fyerja si lamtumirë”, kryeministri i Kosovës i pa vëmendshëm në ceremoninë e varrimit të ish-Sekretares Albright


Kryeministri i Kosovës. Albin Kurti, në ceremoninë lamtumirëse të ish-sekretares Madelene Albright

Pas ceremonisë së varrimit të ish-sekretares së parë grua në SHBA, Madelene Albright, në rrjete sociale vërshuan fotografi të shumta.

Disa prej tyre të editura nga programe të ndryshme duke e vënë Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani dhe Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin në radhët e para të ulëseve të mysafireve.

Kështu rreth këtij zhvillimi janë ngritur dilema të shumta se cilat fotografi janë të vërteta e cilat jo.

Një dilemë të ngjashme ka edhe publicisti nga diaspora, Pal Shtufi. Por kjo dilemë ka një shqetësim më të madh sesa origjinaliteti i fotografisë.

Ai ka ndarë në llogarinë e tij në Facebook një fotografi ku shihet kryeministri Kurti me kokën ulur në celular, gjatë ceremonisë së nderimit të fundit të ish sekretares Albright në SHBA.

“Nëse kjo foto është origjinale, atëherë Kryeministri Kurti ka bë fyerjen më të ulët që mund të bëhet në një ceremoni mortore, aq më tepër kur kjo fyerje shkon në adresë të të ndjerës Madeleine Albright”, ka shkruar Shtufi.

“Të gjithë ato e ata që janë të pranishëm në këtë përcjellje të fundit të Nënës së çlirimit të Kosovës, të gjitha janë gra e burra shtetesh. Të gjithë kanë punë, obligime dhe përgjegjësi të larta shtetërore, por në këtë ceremoni i mbyllin telefonat dhe nderojnë ashtu siç e do rendi”, ka shkruar më tej ai.

Publisiti shkon edhe më tej me shkrimin e tij, duke vënë në dilemë nëse Kryeministri i Kosovës “as si nocion nuk e ka të qartë ceremoninë mortore dhe NDERIMIN E FUNDIT”, bazuar në fotograninë e publikuar.

“Kam frikë”, thotë Shtufi, “se ky njeri është në Amerikë për ta ruajtur pushtetin personale e jo të përfaqësojë denjësisht qytetarët tanë, të cilët janë lojalë dhe të sinqertë ndaj Amerikës”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore