Jetesë & Stil

Fustani i fundit i Amy Winehouse, shitet 243 mijë dollarë


Amy Winehouse, në vite ka qenë ndër këngëtaret më të talentuara.

Kushtuar talentit dhe imazhit që ajo ka pasur, së fundmi disa nga sendet personale të saj janë vënë në ankand.

Ajo çka ka tërhequr vëmendjen ka qenë fustani me vlerë 243 mijë dollarë.

Ky ishte fustani të cilin këngëtarja e kishte veshur në performancën e saj të fundit, e cila u mbajt në Beograd në qershor 2011.

Shumë nga rrobat e tjera të këngëtares u shitën nga 12 mijë deri në 150 mijë dollarë. I gjithë koleksioni, i përbërë prej sendeve nga më të ndryshmet, ka sjellë 4 milionë dollarë, dyfishin e shumës së parashikuar.

Të ardhurat do të shkojnë për Fondacionin ‘Amy Winehouse’, i cili mbështet të rinjtë vulnerabël që luftojnë me varësinë ndaj drogës dhe alkoolit.

Ndërkaq, këngëtarja thuhet se ditët e fundit të jetës së saj i kaloi në mjerim. Të paktën kështu ka treguar Ian Halperin në librin e tij të ri “27 Heaven”.

Teksa citonte një mikun e këngëtares së ndjerë, ai shkruante se ikona e muzikës ndihej e trishtuar para se të ndërronte jetë.

Rikujtojmë gjithashtu se babai i Amy Winehouse, ka shokuar fansat me deklaratën e tij. Mitch Winehouse ka zbuluar se shpirti i të bijës e ka vizituar tre vite më parë.

Gjithashtu është bërë publike dëshira më e madhe e këngëtares para se të ndahej përgjithmonë nga jeta. Ajo dëshironte të kishte shumë fëmijë.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore