Shqipëria

Fushë-Krujë/ Grabitet furgoni i mallrave


Policia e Krujës ka zbardhur ngjarjen e grabitjes së furgonit të mallrave, te rrethrrotullimi i Thumanës.

Në deklaratën zyrtare të policisë shkruhet se, ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit, ku tre persona kanë kërcënuar me sende të forta shoferin dhe i kanë marrë furgonin e mallrave që transportonte banane.

Shtetasi F.B., 62 vjeç, banues në Tiranë, ka deklaruar se në Thumanë, tre persona ende të paidentifikuar i kanë marrë furgonin e mallrave.

Ndër të tjera, ai ka sqaruar se personat e maskuar e kanë kërcënuar me sende të forta.

Shërbimet e Policisë menjëherë pas marrjes së informacionit kanë organizuar punën ku gjatë krehjes së zonës kanë bërë të mundur gjetjen e mjetit në Kurbin.

Në ambientet e Policisë janë shoqëruar disa persona të cilët mund të kenë dijeni për ngjarjen si dhe janë sekuestruar pamjet filmike për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore