Lajme

FSK marshon në Mitrovicë, Mehaj: Marshimi s’ka të bëjë asgjë me situatën e sigurisë në Veri


Pamje nga marshimi i ushtarakëve të FSK-së

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, përmes një postimi në rrjetin e tij social në Facebook, ka bërët të ditur se Regjimenti i tretë i Forcës së Sigurisë së Kosovës ka realizuar një marshim kondicional, marshim i cili ka filluar nga kazerma “Minatori” deri në fshatin Frashër të Mitrovicës dhe anasjelltas.

Marshimi në fjalë, sipas Mehajt, është realizuar nga 215 ushtarë.

“Marshime të tilla janë të rregullta, ky ushtrim gjithashtu ka qenë në kuadër të planit vjetor dhe është realizuar sot, prandaj bëjmë apel tek të gjithë që aktiviteteve të tilla mos t’iu jipet konotacion tjetër. Marshimi nuk ka të bëjë asgjë me situatën e sigurisë në veri të Republikës, ka sqaruar Mehaj.

Gjatë ditë në rrjetin social, Twitter, kanë qarkulluar video nga marshimi i ushtarëve me shkrimet se gjoja ushtria e Kosovës po shkon në Veri, prandaj Mehaj ka kërkuar që qytetarët të mos iu besojnë dezinformatave dhe lajmeve të rreme.

“Përgjegjësinë për sigurinë e qytetarëve tanë e ka Policia e Kosovës e cila është në krye të detyrës dhe është duke kryer me shumë sukses punën e saj”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore