Sport

Formacioni i mundshëm i Shqipërisë për ndeshjen ndaj Polonisë


Shqipëria do ta luajë ndeshjen e parë kualifikuese të Kampionatit Evropian këtë të hëne, ku do të ballafaqohet në udhëtim te Polonia.

Nis një epokë e re për kuqezinjtë, që në startin e këtyre kualifikueseve kanë me vete eksperiencën e futbollistëve që prej vitesh kanë veshur fanellën kuqezi, dëshirën e lojtarëve të rinj që i janë bashkuar skuadrës, kanë energjitë e trajnerit Sylvinho, i cili debuton në stolin e Shqipërisë.

Një mision i vështirë, që nis me besim për të arritur një nga dy vendet e para në grupin E.

Krahas Polonisë, do të jenë kundërshtarë të Shqipërisë dhe Republika Çeke, Ishujt Faroe dhe Moldavia.

Kundërshtari i sotëm vjen në një moment jo të mirë, pasi e nisi me humbje këtë edicion të kualifikimeve.

Ndërkohë që bën prezantimin në shtëpi dhe trajneri i ri Fernando Santos, i cili u emërua para pak kohësh në stolin e polakëve e do të synojë autokritikën për këtë takim.

Shqipëria duhet të bëjë pa disa emra të rëndësishëm si Berat Djimsiti, Ardian Ismajli, Keidi Bare dhe Armando Broja, të cilët janë të dëmtuar.

Nga ana tjetër 23 lojtarët e grumbulluar janë plotësisht gati për të shfrytëzuar në çdo moment besimin e Sylvinho-s, për ta nisur në mënyrën e duhur këtë aventurë të re.

Formacioni i mundshëm i kuqezinjve:

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore