Lajme

“Foreign Policy” raporton tensionet në Veri përmes ‘burimeve’ të Albanian Post


As portal dhe as medium. Gazeta shqiptare “Albanian Post” citohet me burimet e saj në artikullin e “Foreign Policy” të titulluar “Në veri të Kosovës, tensionet kërcënojnë të vlojnë”.

Revista amerikane citon AP-në, e cila raportoi deklaratën e zyrtarëve të inteligjencës evropiane se Brigada e Veriut numëron rreth 300 paraushtarakë të armatosur mirë, disa prej të cilëve shtetas të huaj.

Më 25 tetor, Albanian Post shkruajti në artikullin e saj duke cituar burime diplomatike se prapa kërkesës së koordinuar ndërkombëtare qëndron edhe një raport shqetësues i inteligjencës së EULEX-it.

Kjo, mbi paraqitjen e një force paramilitare serbe në veri të Kosovës.

Sipas burimeve të AP-së, këto gjetje janë mbështetur edhe nga inteligjenca e KFOR-it dhe janë prezantuar para autoriteteve më të larta diplomatike.

Raporti thotë se kjo forcë paramilitare, që në disa vende figuron nën emërtimin “Brigada e Veriut”, ka rreth 300 anëtarë të armatosur mirë.

Ekskluzive: 300 të armatosur në Veri, raportet e inteligjencës zbulojnë grupin paramilitar

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore